Qendra Shqiptare për Zhvillimin dhe Integrim në bashkëpunim me Sekretariatin e Shtetit për Çështjet Ekonomike, SECO, pranë Ambasadës Zvicerane në Tiranë, më 11-12 shkurt 2019, organizuan seminarin me temë “Shoqëria Civile, roli i saj në Transparencën e Industrisë Nxjerrëse”. Në të morën pjesë 22 përfaqësues nga Organizata të Shoqërisë Civile të ardhur nga rajonet ku shfrytezohen burimet naturore (Has, Kukës, Bulqizë, Ura Vajgurore, Berat, Korçë dhe Tiranë).

Pjesëmarrësit erdhën nga fusha të ndryshme të ekspertizës, kryesisht nga fusha e mjedisit, rinisë, sindikatave të minierave dhe të sektorit të naftës, medias investigative etj.

Fokusi i seminarit ishin standardet e EITI-t, raportimi i EITI-t, regjimi fiskal në industritë nxjerrëse dhe menaxhimit të të ardhurave, Kuadri Ligjor, Beneficial Ownershit/përfituesit realë, të drejtat e Komuniteteve, detyrimet e kompanive nxjerrëse, Roli i OJF-ve dhe Koalicioni etj.

Fokusi i seminarit ishin standardet e EITI-t, raportimi i EITI-t, regjimi fiskal në industritë nxjerrëse dhe menaxhimit të të ardhurave, Kuadri Ligjor, Beneficial Ownershit/përfituesit realë, të drejtat e Komuniteteve, detyrimet e kompanive nxjerrëse, Roli i OJF-ve dhe Koalicioni etj.

Në mbështeje të procesit të EITI-t, pjesëmarrësit hartuan një plan veprimi të shoqërisë civile ku identifikohen dy prioritete kryesore:

  • Në nivel lokal, të bashkohen forcat dhe të kenë një zë më të fortë në proceset vendimmarrëse në lidhje me të drejtat e komuniteteve, çështjet mjedisore dhe sociale, transparencën e rentës dhe,
  • në nivelin qendror si përfaqësues të MSG, të punohet për të përmirësuar transparencën në grumbullimin e të ardhurave dhe rishpërndarjen tek qeverisja vendore, të iniciohet përmirësimi i kuadrit ligjor dhe udhëzimet përkatëse për rishpërndarjen e rentës dhe fuqimisht të ndikojnë në rritjen e rentës nga 5% në minimumi 25% etj.

Pjesa e fundit e ditës së dytë iu kushtua zgjedhjeve. Zgjedhjet u organizuan sipas një procesi të drejtpërdrejtë dhe të fshehtë votimi.

Pas zgjedhjeve, grupi i ri i MSG-së u prezantua në mbledhjen e rradhës së MSG-së.