Në datën 29 Shkurt 2019 në ambjentet e Ambasadës Zvicerane në Shqipëri, përfaqësues të MSG dhe Sekretariatit Kombëtar EITI Shqipëri, zhvilluan një takim me Z. Thomas Stauffer, Menaxher Programi i Divizionit të Ndihmës Makroekonomike të Federatës Zvicerane, si dhe Znj. Sigita Stafa, Oficere Kombëtare Programi për Zhvillimin Ekonomik në Ambasadën e Zvicrës.

Znj. Anila Hajnaj, përfaqësuesja e Organizatave të Shoqërisë Civile në MSG-në Shqiptare EITI, paraqiti punën e bërë nga Shoqëria Civile në kuadër të EITI-t dhe bëri një ekspoze të Projektit të financuar nga Ambasada Zvicerane mbi Rentën Minerare-SDC, trajnimin e potencialeve të Shoqërisë Civile për përfshirjen e tyre të plotë në EITI, si dhe proçesin e zgjedhjeve të kryera nga Shoqëria Civile në shkurt të viti 2019 për MSG-në EITI Shqipëri mbështetur nga SECO.