Në datën 12 Prill 2019 një Mision i Bankës Botërore nga Washingtoni,  zhvilloi  vizita pune në Tiranë, në funksion të mbështetjes për implementimin e aktivitetit EITI në  Shqipëri.

Përfaqësuesit e Misionit të Bankës Botërore, z. David Reinstein dhe z. Sridar Kannan, zhvilluan një takim të zgjeruar edhe me MSG EITI, ku bënëi një Prezantim të detajuar të eksperiencave të financimeve të suksesshme ndërkombëtare të Bankës Botërore, të cilat kanë ndihmuar sistematizimin e proçeseve EITI, si dhe mirëqeverisjen sektoriale (ku inkludohen proçeset e liçensimeve, mbledhja  dhe alokimi i të ardhurave nga industria nxjerrëse etj.),  në mbështetje të proçeseve EITI.

Në takimin e MSG, pas një Prezantimi sintetik të Sekretariatit Kombëtar EITI për ecurinë e aktiviteteve që përfshihen në Grantin për periudhën 2019-2020, formulimin e prioriteteve, si dhe vizionin e bashkëpunimit me Bankën Botërore, u diskutua nga anëtarët e MSG lidhur me promovimin e Transparencës dhe mirëqeverisjes në sektorët e gazit, naftës dhe minierave, si dhe për formulimin e strategjive inovative për suportin sektoral në Shqipëri.