
Në përgjigje te emailit qe grupi i shoqerise civile i dergoi kryetarit te MSG per shqetesimin mbi vonesen e procedurave per përzgjedhjene Administratorit të Pavarur (IA) për përgatitjen e Raportit zyrtar vjetor EITI 2017/2018 dhe Drejtuesit te ri te Sekretariatit, në datën 31 Tetor 2019 në a mbledhjen e MSG – AlbEITI, u diskutua mbi:
- Ecurinë e proçedurave për përzgjedhjen e Administratorit të Pavarur (IA) për përgatitjen e Raportit zyrtar vjetor EITI 2017/2018, duke përfshirë dhe shërbimet e konsulencës për të asistuar agjensitë qeveritare në zbatimin e rekomandimeve nga raportet EITI.
- Problematika proçeduriale që lidhen me Deklarimin e Pronarëve Realë (Beneficial Ownership) dhe realizimin e Regjistrit të Pronarëve Realë në konformitet me kërkesat e standartit EITI.
- Prezantim lidhur me aktivitetet e Sekretaritit Kombëtar Alb – EITI dhe axhenda e takimeve ndër-vendore me Pushtetin lokal.
- Parapërgatitjen e implementimit të Veprimeve korrigjuese për efekt të Validimit të 2-të Ndërkombëtar EITI për tu realizuar deri në Qershor 2020.
- Adresimi i problematikave të Rentës Minerare dhe manaxhimi efektiv i të ardhurave në nivel lokal.
Gjatë takimit, përfaqësuesja e Shoqërisë Civile znj. Anila Hajnaj, si dhe anëtarëve të tjerë të MSG Alb-EITI, vune theksin mbi domosdoshmërinë e koordinimit ndërinstitucional lidhur me finalizimin e proçesit të draftimit të projekt Ligjit për Transparencën në Industrinë Nxjerrëse, ku parashikohet të inkludohen edhe termat e BO; koordinimin me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë si dhe Ministrinë e Drejtësisë, lidhur me proçesin e Deklarimit të Pronarëve Realë (Beneficial Ownership), duke përfshirë dhe bashkëpunimin me QKR për të dhënat që lidhen me Regjistrin të Pronarëve Realë në Industrinë Nxjerrëse.