Në datë 2 Dhjetor 2019, në ambjentet e Sekretariatit Kombëtar EITI, u mbajt mbledhja e trete e MSG-se ku fillimisht u prezantua Drejtuesi i ri i Sekretariatit Kombëtar EITI, Z. Genci Tërpo i cili shprehu besimin se me përvojën profesionale që kanë anëtarët e MSG-së do të arrihet realizimi i objektivave për çështjet komplekse ku gjendet momentalisht Sekretariati Kombëtar EITI.Edhe pse aktualisht gjendemi në limitet e kohës,ai, vuri theksin veçanërisht tek roli parësor që MSG dhe Sekretariati Kombëtar EITI duhet të kenë për përfundimin e fazës së negociatave me kompaninë e listuar e para nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave për përzgjedhjen e Administratorit të Pavaruar si dhe nisja e proçedurave të disbursimit të fondit të grandit të Bankës Botërore që është në dispozicion.

Znj. Anila Hajnaj, gjithashtu ngriti shqetësimin e grupimit të Shoqërisë Civile mbi situatën e krijuar dhe se Validimi i ardhshëm duhet të na gjeje me objektivat te realizuara për të shmangur çdo penalizim të mundshëm.

Koordinatorja në Sekretariatin Kombëtar EITI, Mrs. Deda, nënvizoi se po shpresohet që zyra qëndrore në Oslo të shtyjë afatin dhe të marrë në konsideratë hapat që po ndiqen në përshpejtimin e realizimit të Raportit EITI 2017-2018 si dhe implementimin e Pronarëve Përfitues (Beneficial Ownership).