Qendra Shqiptare për Zhvillim dhe Integrim/ Albanian Center for Development and Integration (ACDI) është themeluar më 30.04.2002 në Tiranë me vendim nr. 40.

Objekti i qendrës:

-Çështjet e Integrimit Europian

-Transparenca në Industrinë Nxjerrese dhe burimet natyrore

-Studimet, kërkimet, ndihma dhe promovimi në fushat si:

  • Politikat publike
  • Mediat dhe informacioni, marrëdhëniet publike, shkencat politike, diplomatike dhe strategjike, administrimi publik.
  • Cështjet sociale, mbrojtja dhe zhvillimi i komuniteteve;
  • Nxitja dhe mbështetja e edukimit qytetar;
  • Zbulimi, mbrojtja dhe promovimi i kulturës, vlerave e të drejtave njerëzore.

Qëllimi është:

  • Përmirësimi dhe përpunimi i legjislacionit shqiptar në fushat e objektit të Qendrës nëpërmjet studimit, konsulencave dhe ndihmës juridike.
  • Ndihma në zgjidhjen e problematikave të identifikuara nga monitorimet, studimet vëzhgimet në interes të gjithe grupeve të interesit sipas fushave që janë objekt i Qendrës.
  • Përfshirja e grupeve të interesit në diskutime të hapura, në seminare, konferenca dhe simpoziume sipas fushave që janë objekt i Qendrës.
  • Nxitja dhe inkurajimi i krijimit të hapësirave të medias për diskutimin dhe zhvillimin e politikave publike sipas standartit të Bashkimit Europian
  • Edukimi nëpërmjet kualifikimit dhe trajnimit në fushat që janë objekt i Qendrës.