Qëllimi i projektit është përdorimi i plotë 5% i rentës minerare në dobi të komunitetit dhe transparenca e plotë e përdorimit të saj për publikun.
Objektivi kryesor është monitorimi qytetar i alokimit dhe përdorimit të rentës minerare.
Renta minerare është taksa kryesore që Shteti mbledh nga sektori i industrisë nxjerrëse. Sipas Ligjit për Taksat Kombëtare 5% e taksës së mbledhur të rentës minerare do të transferohet tek çdo njësi e qeverisjes vendore (“NJQV”), në përpjesëtim me kontributin e tyre në prodhimin dhe shitjen e mineraleve.
Sipas raporteve vjetore të EITI-t, Iniciatives për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse është vërejtur që nuk tranferohet 5% e plotë e rentës në NJQV, ligji nuk zbatohet plotësisht dhe për pasojë i gjithë komuniteti vendas nuk ka përfitime nga pasuria që ju takon.
Në dy vitet e fundit të raportimit (sipas raporteve vjetore të EITI-t), renta minerare në vitin 2015 është shpërndarë NJQV në total 3.5% dhe në vitin 2016, 4,2%.
Aktiviteti 1: Sondazhi
Sondazhi për të matur perceptimin qytetar mbi te drejtën e përfitimit (rentës minerare) në dobi te komunitetit nga shfrytëzimi i burimeve natyrore te NJQV Bulqizë, Has, Patos, Roskovec,Ura Vajgurore. Sondazhi kishte për qëllim njohjen e perceptimit dhe përdorimit të rentës. Synohej të matej cfarë informacioni dhe njohurish qytetarët e bashkive të përzgjedhura kanë për rentën si dhe rritjen e ndërgjegjësimit nëpërmjet informimit të qytetarëve në lidhje me këto lloj të ardhurash që marrin bashkitë për tu përdorur vetëm për probleme që përmirësojnë jetën e komunitetit në zonat ku operon industria nxjerrese.
Aktiviteti 2: Monitorimi
Proçesi i monitorimit të të gjithë aktoreve zbatues së ligjit të taksave dhe kryesisht të rentës minerare.
Monitorimi ka për qëllim zbatimin e proçedurave për rialokimin e rentës tek NJQV-të dhe përdorimit të saj për investime në dobi të komuniteteve ku kryhen aktivitete shfrytëzuese të burimeve natyrore.
Aktiviteti 3: Forumet e Hapura
Forume të hapura si platformë për të advokuar me bashkitë për përdorimin sa më të dobishëm të rentës minerare me pjesëmarrës të njësive vendore, komunitetit, shoqërisë civile dhe medias lokale për çdo bashki. Në total 5 forume.
Organizata zhvilloi pesë forume në bashkitë e planifikuara, Roskovec, Ura Vajgurore, Patos, Bulqizë dhe Has. Të gjitha aktivitetet u zhvilluan sipas planifikimit të projektit: secili nga forumet u zhvillua në datën dhe bashkinë e caktuar, pjesëmarrja ishte shumë e mirë duke përfshirë përfaqësues e drejtues të bashkive përkatëse, përfaqësues të shoqërisë civile në këto bashki, qytetarë aktivë, banorë të këtyre bashkive.
Aktiviteti 4: Informimi i Publikut Nëpërmjet Medias
Informim nëpërmjet medias mbi rezultatet e sondazhit, qëllimit të projektit dhe rëndësisë së përfshirjes qytetare në transparencën e përdorimit të të ardhurave nëpërmjet rentës.
Mediat lokale e promovuan projektin për përfshirjen qytetare në përcaktimin e çeshtjeve prioritare komunitare dhe nevojën për njohjen dhe alokimin e rentës. Objektivi për këtë fazë u realizua përtej parashikimeve. Ishin planifikuar 3 kronika televizive lokale. U realizuan 3 kronika televizive dhe një intervistë në televizion kombëtar e pa planifikuar në projekt që u transmetua në prime time dhe gjatë 24 orëve çdo orë në vazhdimësi.
- TV Scan – 15.11.2018
- TV Apollon – 16.11.2018
- TV Kukësi – 18.11.2018
- TV Mati – 16.11.2018
- TV Bulqiza – 22.01.2019
Media e Shkruar
- Renta minerare, qeveria duhet të përmirësojë procedurat e përfitimit të rentës nga bashkitë – 21.01.2019
- Qeveria të japë gjithë rentën minerare për bashkitë e vogla – 24.Janar.2019
Njoftim per shtyp: Sondazhi, bashkitë nuk përfituan maksimalisht nga renta minerare – 27.01.2019
“Bashkitë nuk e marrin të plotë rentën, shkak burokracia e mosnjohja e ligjit”
Ky projekt është mbështetur nga Lëviz Albania.
The project’s goal is the full use of 5% of the mineral rent for the benefit of the community and the full transparency of its use to the public.
The main objective is citizen monitoring of allocation and use of mineral rent.
Mineral rent is the main tax that the state collects from the extractive industry. According to the Law on National Taxes, 5% of the collected mineral rent will be transferred to each local government unit (LGU) in proportion to their contribution to the production and sale of minerals.
According to EITI‘s Annual Report, Extractive Industries Transparency Initiatives, it is noticed that 5% of the rent in the LGU is not transferred, the law is not fully implemented and as a result the entire local community does not have any benefits from the wealth it has.
In the last two years of reporting (according to EITI’s annual reports), the mineral rent in 2015 was distributed by LGUs totaling 3.5% and 2016, 4.2%.
Ndiqeni këtë projekt më tepër në mediat e tij sociale: