Mbështetur nga AMSHC, projekti “Rinia si pjesa më aktive e komunitetit për përcaktimin e strategjive për një zhvillim komunitar të qëndrueshëm”, ka si qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të të rinjve në njohjen e problematikave të komunitetit të tyre dhe përfshirja aktive për të ndikuar në vendosjën e prioriteteve nga bashkia për zhvillimin e qëndrueshëm të qyteteve të tyre.
Ai fokusohet në sensibilizimin dhe përfshirjen e vetë te rinjve, në identifikimin dhe njohjen e problemeve apo shkaqeve me të cilat përballet komuniteti i tyre, mënyrës së sjelljes se pushtetit local, përfshirja personale apo në grup në identifikimin e cështjeve e prioriteteve në rajonet ku jetojnë dhe ngritjen e zërit për cështjet që ju interesojne si komunitet
Ka përfunduar sondazhi në pesë qarqe.
Pyetesori si mjet i rëndësishëm i mbledhjes së informacioneve do të ndihmojë në identifikimin e problematikave dhe pjesmarrjes së të rinjve në cështjet komunitare në mjedisin ku jetojnë. Pyetesoret u plotësuan duke kontaktuar të rinj si individë si dhe nga grupet e interesit në: Vlorë, Berat, Shkodër, Kukës, Dibër.
24/11/2019