Sot, znj. Anila Hajnaj, përfaqësuesja e Qendrës Shqiptare për Zhvillim dhe Integrim, anëtare e Shoqërisë Civile në MSG-në Shqiptare EITI, i prezantoi në një takim në zyrat e OSBE-së, Raportin mbi Monitorimin e Rentës Minerare, zotit Elton Qëndro,  Këshilltar për Qeverisjen Vendore, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri.

Monitorimi u mbështet nga Lëviz Albania me fondet e qeverisë zviceriane SDC. Qëllimi i këtij projekti ishte

“Monitorimi qytetar i alokimit dhe përdorimit të plotë 5% të rentës minerare në dobi të komunitetit dhe transparenca e plotë për publikun.”

Elton Qendro e vlerësoi shumë raportin dhe e cilësoi si bazë për strategjinë e ardhshme të OSBE-së për Rentën Minerare. U dakortësua për bashkëpunim të mëtejshëm në të ardhmen.

28/02/2019